Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes dy policive shqiptare

Drejtori
i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka pritur sot në takim
drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako. Siç bëhet e ditur në
njoftimin e Policisë, ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të
mëtejmë në mes të dy institucioneve policore të të dy vendeve, si dhe
nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit për “Realizimin e Kursit të
Trajnimit për Motoçiklistë të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Shqiptar”. Gjatë këtij takimi, të dy krerët e Policisë u zotuan për vazhdimin e
bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive, si dhe avancimin e
përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar, atij
trans-kufitar dhe realizimin e trajnimeve të përbashkëta policore në fusha të
ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …