Nëntë shtete anëtare të BE-së ftojnë shefin, Josep Borrell, që të zhvillojë diskutime strategjike me vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me, sikur thuhet, perspektivën e tyre kur ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen në prill. Besojmë se është koha e duhur t’i hidhet një vështrim strategjik Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letrën e ministrave të jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Në letër, që mban datën 5 mars, ata thonë se “shumëçka ka ndryshuar” që nga diskutimi i fundit për zgjerim i gushtit të vitit 2019, veçanërisht pasi “ka pasur zhvillime të brendshme dinamike politike në vendet e rajonit”. Procesi i zgjerimit u duk sikur fitoi një moment të ri pranverën e kaluar kur Maqedonia Veriore dhe Shqipëria morën dritën e gjelbër nga ministrat e BE-së për t’i nisur bisedimet gjatë atij viti. Megjithatë, procesi hasi në një bllokadë tjetër kur Bullgaria i vuri veto bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në vjeshtë për shkak të dallimeve rreth historisë dhe gjuhës. Vetoja bullgare la anash edhe Shqipërinë pasi anëtarët e BE-së e shohin anëtarësimin e Shkupit dhe të Tiranës si “marrëveshje në pako”. Mungesa e progresit konkret bie në duart e vendeve të Evropës Perëndimore, në veçanti mbi Francën, Holandët e dia shtete të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …