Pas miratimit të listës së emrave që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti, komuna e Besianës tashmë është në heshtje. Kjo pasi kryetari i tanishëm, Agim Veliu do të bëhet ministër i Brendshëm. Largimi i Veliut nga karrigia e të parit të Besianës, do të çojë këtë komunë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mbetet që sot të vendoset përfundimisht, nëse Veliu do të votohet si ministër i MPB-së. Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Besianës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mbanë zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …