Deri më 23 shkurt, mazhoranca socialiste do të presë që kryetari e Republikës të shprehet me dekret për emërimin e 2 ministrave Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi. Më pas, mazhoranca pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës nga kreu i shtetit me kërkesën për shkarkimin e tij. Sipas burimeve nga mazhoranca, Parlamenti nuk do të hedhë në votim dekretet e presidentit për shkarkimin e ministrave Cani dhe Ahmetaj, sikurse veproi një ditë më parë, në rast se kreu i shtetit nuk dërgon edhe dekretet e emërimeve. Burime të sigurta thanë për “Ora News”, se nga mazhoranca presin që kreu i shtetit të dekretojë edhe zëvendësimin e tyre, çka do të thotë emërimin në krye të Financave Abren Ahmetajn dhe të Milva Ekonomit tek Ekonomia. Të njëjta burime, thanë se do të presin që presidentit i Republikës të përmbushë detyrimin e tij kushtetues për dekretimin e ministrave brenda 7 ditësh, pra deri në 23 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …