Nëse nuk hapen negociatat nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit, thotë Johannes Hahn

Nëse nuk hapen negociatat nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit, thotë Johannes Hahn

Nëse sot nuk hapen negociatat nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Evropës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë, deklaroi sot komisionari evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bruksel. “Ne e konfirmojmë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për 5 prioritetet kyçe, mbi të cilat përpiluam një vlerësim vjet, përsëri këtë vit bëmë një vlerësim dhe rekomanduam këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, që të nisin negociatat”, tha Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …