Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nëse qeveria e ardhshme drejtohet nga kjo parti, atëherë masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të hiqet. Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se heqja e reciprocitetit është premtim që i është dhënë të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, ambasadorit, Riçard Grenell. “Sa i përket ambasadorit Grenell mund të them se i kemi premtuar, edhe këtu kur ka qenë në LDK, se ne do të pajtohemi që të hiqet tarifa dhe të hiqet pa kushte për një periudhë dhe po ashtu që ne presim që njëjtë të sillet edhe Serbia që t’i heqë të gjitha pengesat karshi Kosovës, përfshirë edhe fushatën që po e bën kundër njohjeve të Kosovës”. “Po ashtu kemi biseduar për faktin se nëse Serbia nuk i sjellë në zero të gjitha pengesat e saj, atëherë ne do ta instalojmë reciprocitetin si bazë ligjore, sepse një çështje e tillë është përcaktuar edhe me ligje të Kosovës”. Nëse më vonë Serbia nuk po vepron njëjtë do të kthehet një reciprocitet i plotë edhe ekonomik edhe politik”, ka deklaruar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …