Nëse nuk mund të shpallet tradhtare kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, atëherë le të shpallet Kushtetuta, kryetari si gardian i saj, apo kryeministri që ka nënshkruar marrëveshje për falje të territorit të vendit. Nëse as këta nuk mund të shpallen tradhtarë, atëherë është mirë që kjo fjalë të hiqet nga përdorimi, madje edhe nga fjalori i gjuhës shqipe, sepse me të vërtetë aq shumë ka pasur dhe ka tradhtarë ky popull në radhët e veta, sa edhe vetë fjala si e tillë e ka humbur kuptimin. Tradhtia le të vazhdojë të dënohet vetëm me fjalë, vetëm verbalisht, vetëm në bisht të çiftelisë dhe të lahutës dhe le të mjaftojë kjo për të liruar valvulet e zemërimit, të atyre qytetarëve, të cilët me të vërtetë ndihen dhe kanë arsye të ndihen të zemëruar, të poshtëruar e të fyer.
Vetëm një Avni Rrustem e ka dënuar si duhet tradhtinë në historinë “heroike” të popullit shqiptar. Edhe Esad Pasha kishte shkuar në Paris për të lëshuar trojet, të cilat i konsideronte çifligje të tij, më shumë sesa toka të Atdheut. Edhe ai kishte bërë pazare me tokat në bazë të Marrëveshjeve që Qeveria e tij në ekzil, në Selanik, kishte arritur me Pashiqin. Edhe ai ishte bazuar, në mos në një Kushtetutë e cila mungonte, në kuptimin e sotëm të fjalës, atëherë ishte bazuar në marrëveshje paraprake që kanë qenë dhe janë elemente përbërëse të çdo kushtetute, në kushte dhe rrethana të caktuara.
Të pranohet se janë shkelur 23 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe ato po shkelen në pikë të ditës e të natës dhe të kursehesh ta quash këtë akt me emrin e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një eufemizëm, sepse çdo kund, në çdo vend të botës shkelja e kushtetutës është akt tradhtie, kushdo që ta shkel atë.
Cila kushtetutë e cilit shtet në botë e jep të drejtë vetes të falë mijëra hektarë tokë të territorit të vet një shteti fqinj, apo një kishe a manastiri kopil brenda territorit të një vendi, sikur është Manastiri i Deçanit dhe sa e sa kisha e manastire serbe brenda territorit të Kosovës?
Që nuk kemi një Avni Rrustem dhe që Kosova vetëm në njëqind vjet njëherë, lind Adem Jashar të vërtetë ( e jo surrogate si shumë këta që sot rrahin gjoks) kjo është e sigurt, por të deklarosh se nuk është akt tradhtie kombëtare nënshkrimi i faljes së tokave një vendi fqinj, apo një kishe politike të Serbisë brenda territorit të vendit tonë, kjo nuk duket serioze dhe nuk ka të bëjë me ruajtjen e të drejtave të njeriut, por me shkelje të të drejtave në radhë të parë qytetare, pronësore, pastaj edhe kombëtare e njerëzore. Autoriteti i çdo gjykate, por edhe i Gjykatës Kushtetuese mbartet te kryetari dhe ai duhet të jetë gardiani, i cili e interpreton dhe nënshkruan në emër të saj.
Reagimi i përnjëhershëm, i ashpër dhe korrigjues i KMDLNJ-së, kundër Shoqatës së Historianëve të Deçanit të cilët kanë kërkuar të shpallet tradhtare, kryetarja e Kushtetueses, është arsyetuar me faktin se: “askush nuk ka kompetencë dhe nuk ka të drejtë as morale e as materiale ta shpallë dikë tradhtar të kombit, për një vendim që nuk është “vendim individual por vendimi i një Gjykate që është autoritet suprem dhe i pakundërshtueshëm i interpretimit të Kushtetutës së Kosovës”.
Dhe, nëse Kushtetuta dhunohet apo detyrohet të falë territoreve për mbijetesë të krerëve politikë, a mund të quhet Kushtetutë dhe a ka nevojë fare të konsultohet ajo? Sipas kësaj del se shqiptarët qenkan krejt patriotë, nuk ka as ka pasur ndonjëherë tradhtarë. Edhe ata që na kanë rrahur, na kanë mbajtur nëpër burgje, na kanë vrarë e na kanë masakruar janë mbështetur në kushtetutat e tyre, në mbrojtje të sovranitet të kushtetutave të tyre. Madje Serbia ka një Kushtetutë e cila Kosovën e trajton si pjesë të saj dhe çdo serb ka obligim patriotik e moral ta ruajë e të mos e tradhtojë atë kushtetutë.
Kryetari i Gjykatës kushtetuese, (në rastin konkret, kryetarja), nuk po mund të bëka shkelje edhe po të donte, por ja që ajo me këtë rast nuk ka dashur ta shkel Kushtetutën e Kosovës dhe pronat e qytetarëve të Deçanit t’ ua kthejë atyre, por është bazuar në Kushtetutën e Vidovdanit të Milosheviqit dhe ia ka dhënë “Cezarit atë që i takon atij”. Vërtetë këtu fjala tradhti, në saje të shpjegimit, që i bën Fjalori i gjuhës shqipe, nuk e përmbush esencën e kuptimit të veprimeve të tilla, meqë e tejkalon atë.
KMDLNJ, mbase ka të drejtë morale t’i ruajë të drejtat e krerëve më të lartë të vendit, sidomos nga cilësimet pezhorative, të pa mira e të pahijshme, por krerët e lartë të Shtetit, të drejtat e tyre i mbrojnë me Policinë e Kosovës, të UNMIK-ut, të EULEX-it, të KFOR-it dhe krejt pak kanë nevojë, për KMDLNJ-në tonë, e cila ka një histori të dhembshme tipike të vuajtjes shqiptare, të kësaj pjese të trojeve të pushtuara të Atdheut, ka një histori të sakrificës dhe mbijetesës. Unë të paktën nuk besoj se KMDLNJ do të bëhet lidere e mbrojtjes së të drejtave të krerëve të lartë të shtetit, nëse ata shkelin autoritetin suprem dhe të pakundërshtueshëm, sepse ka tradhtarë në mesin e tyre, edhe pse askush prej tyre nuk pritet të bëjë mu… (RKL)