Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se në seancën e dytë që pritet të mbahet gjatë ditës së enjte do të hidhet në votim leximin e dytë për projektligjin për fondin sovran. Ne kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Sa i përket përfitimeve nga kjo strukturë, konsiderojmë që është vetëm një strukturë burokratike në kuadër të vendimmarrjes që lidhet me çështje ekonomike, ndërmarrjet publike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizmit, andaj konsiderojmë që është strukturë e padobishme. Nëse e voton shumica në Kuvend, Grupi Parlamentar i PDK-së do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dhe jemi të bindur se kjo strukturë ka vetëm një formë që mund të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese, saktësoi Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …