Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksaner Vuciq, ka shkruar se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Nëse dështohet me përfilljen e kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore, e cila parashihet sipas Marrëveshjes së Kumanovës. Zona e Sigurisë Tokësore përkufizohet si një zonë prej 5 kilometrash nga kufiri i Kosovës drejt territorit të Serbisë dhe sipas kësaj Marrëveshje forcat serbe s’mund të hyjnë, apo të mbeten brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore, ka saktësuar deputeti Shaip Kamberi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …