Nesër bëhen 30 vite nga nisja e aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë

Nesër bëhen 30 vite nga nisja e aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Aksionin filloi nga një grup studentësh të cilëve mandej ju priu urtaku, Anton Çetta. Pjesëmarrësit e këtij aksioni humanitar kanë deklaruar se Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë kishte për qëllim shërimin e plagës qindvjeçare të gjakmarrjes, dhënien fund të gjakmarrjes dhe bashkimin e popullit në rrugën për çlirim. Aktivistët e këtij aksioni kanë vlerësuar se aksioni aq sa ishte human ishte edhe atdhetar dhe politik si dhe tregoi një nivel të lart të vetëdijes sonë kombëtare sepse arriti ta bashkoi popullin që lufta çlirimtare të na gjejë të bashkuar e pa plagët e vëllavrasjes.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …