Sot bëhet rivarrimi i eshtrave të familjarëve të heroit të kombit, Azem Galica. Eshtrat e familjarëve të heroit të luftërave kundër pushtimit të Kosovës në vitet ’20-ta, Azem Galica, do të rivarrosen në kompleksin përkujtimor “Azem e Shotë Galica”. Ceremonia e varrimit do të fillojë në ora 10.00, në kompleksin përkujtimor Azem e Shotë Galica në fshatin, Galicë të Drenicës. Azem Galica ishte luftëtar i shquar popullor që luftoi për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, deri në rënien e tij heroike 92 vite më parë. Historianër serbë she shqiptarë kryetrimin e Drenicës e kanë quajtur “kaçak mali” madje edhe kryekaçak, sipas emërtimit të Serbisë së Pashiqit, e cila Azem Galicës ia masakroi tërë familjen.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …