Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26% për sigurimin e automjeteve ka ngjallur reagime në Kosovë, me qytetarët të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm. Në lidhje me këtë vendim janë paralajmëruar edhe disa protesta para Bankës Qendrore të Kosovës, madje disa prej organizatorëve kanë thënë se ato do të vazhdojnë deri në tërheqjen e këtij vendimi. Për nesër është paralajmëruar të mbahet një protestë nga një grup në rrjetin social, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për të shtunën. Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar mediat një konferencë për media, ku temë e saj do të jetë pikërisht ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …