Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në diskutime me opozitën, përmes gjuhës dhe jo përmes muskujve

Nesër dhe pasnesër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbledhë qeverinë në një takim dy ditor në qytetin e Lezhës

Ditën e martë dhe të mërkurë, më 9 e 10 janar,  kryeministri Edi Rama, do të mbledhë qeverinë në një takim dy ditor në qytetin e Lezhës. Mediet bëjnë të ditur se mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2023 . Gjithashtu do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm në aspektin politik, pasi paraprin vitin elektoral të 2025. Në mbledhje, mësohet se do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste  Blendi Klosi dhe kryetari  i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi. Në ditët e para të janarit, ministrat e dikastereve përkatës kanë bërë analizën vjetore të punës së tyre për vitin 2023, në konferenca për shtyp.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …