Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë duke filluar me faljen e namazit të sabahut. Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste e ka mbajtur Sulejman Fejzullahu. Namazin e Fitër – Bajramit para besimtarëve në Xhami e fali Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut, ndërsa Hytben e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili sot si zakonisht në festat fetare islame organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës prej orës 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe përkushtimet e besimtarëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …