Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, dhe pastaj u dha ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën e mbajti Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin”, në Prishtinë. Faljen e namazit e kreu Burhan Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e ka mbajtur, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, sot , Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë si gjithherë organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …