Nesër fillon spërkatja selektive në disa fshatra të Malishevës

Drejtoria për mbrojtje  dhe shpëtim në komunën e Malishevës lajmërojnë qytetarët se nga data 22.05.2024 do të bëhet spërkatja selektive nga toka të Zonave Endemike nga Ethet Hemoragjike Krime Kongo (EHKK) në sasi prej 2500 ha, me preparat nga familja : “Pyrethroid”- ACARID, ose ekuivalent: Biocide  të kombinuara me ujë, të lejuara për përdorim në Republikën e Kosovës. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të caktuar me Planin Operativ për Luftimin e Etheve Hemoragjike. “Obligohen banorët që ti marrin masat e duhura preventive” . Spërkatja selektive kundër rriqrave, si bartës të virusit të EHKK, bëhet sipas këtij orari:

22.05.2024 – Pagarushë nga ora 07:00-13:00

23.05.2024 – Lagja “Dukoj” në Pagarushë dhe në fshatin Goriq, nga ora 07:00-13:00

24.05.2024 – Lagja “Lacaj” në Drenoc, duke filluar nga ora 07:00 – 13:00

25.05.2024- Lagjet “Kapllanaj”, “Latifaj” dhe “Granta” në Drenoc , duke filluar nga ora 07:00 – 13:00

26.05.2024 – Lagjet “Kapllanaj” dhe “Mëzez” në Drenoc, duke filluar nga ora 07:00 – 13:00

27.05.2024 – Lagjet “Hoxhaj” dhe “Krasniqi” në Carrallukë, duke filluar nga ora 07:00 – 13:00

28.05.2024 – Lagjet “Thaçi” dhe “Zymerajt” në Carrallukë, duke filluar nga ora 07:00 – 13:00

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …