Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nesër, duke filluar në orën 13:00, mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, gjeneralmajor Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt. Kjo akademi mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili do të mbajë fjalë rasti në nderim të të rënëve. Kujtojmë se gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj janë vrarë më 9 maj të vitit 1998. Pas Akademisë përkujtimore do të bëhen homazhe te varret e heronjve të Kosovës, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania të Prishtinës.
