Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, më datë 06.11.2019, në Vushtrri, organizohet Akademi përkujtimore në nderim të heronjve të Kosovës: Xhelal Hajda – TONI, Selajdin Mullabazi – MICI, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri Akademia përkujtimore organizohet në rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të rënies heroike të këtyre dëshmorëve, më datë 06 nëntor 2019, në orën 17:00, në Qendrën Rinore, e cila gjendet mbrapa palestrës së sporteve në Vushtrri. Në atë rast do të shfaqet edhe film dokumentar që i kushtohet Heroit të Kosovës, Hamdi Hajrizi. Organizimi i kësaj ngjarjeje bëhet nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në bashkëpunim me institucionet komunale sipas kësaj agjende: Në orën 10:00 – homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve, në Apterushë, Rahovec. Në orën 12:00 – homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj. Në orën 12:30 – bëhet zbulimi i lapidarit të Heroit të Kosovës, Bektesh Nuhi Haliti. Në orën 17:00 – mbahet Akademi përkujtimore për Heronjtë e Kosovës, ku edhe shfaqet film dokumentar për Heroin Hamdi Hajrizi.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …