Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli me 26 prill 2019 në Teatrin Kombëtar në orën 14:00 mbahet Akademi përkujtimore. Akademia i kushtohet heroit të Kosovës, komandantit të Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Shemsi Ahmeti si dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës 141 “Mehë Uka” të renë në betejën e Majdanit dhe Melenicës.
