Konferenca do të mbahet të premten, nesër, 26 Mars 2021, ora 10:00-11:00 në Hotel Sirius, Salla Castor, Prishtinë.
Konferenca “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes” do të mbahet nga z. Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si znj. Kaltrina Rexha, Asistente Hulumtuese. INDEP-i përmes kësaj Konference do të paraqesë rezultatin e monitorimit të deritanishëm të zbatimit të masave të parapara me këtë ligj.
Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa 4 Buletineve të publikuara si rezultat i monitorimit të zbatimit të këtij ligji, do të publikojë gjithashtu
Buletinin e 5-të,
si dhe do të publikojë Punimin
“Rimëkëmbja ekonomike dhe ndërtimi i bashkëpunimit ndërinstitucional”. Po ashtu, INDEP-i do të prezantojë platformën e hapur për qytetarët,
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Baromentri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implemetuar nga Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP).