Me betimin e 120 deputetëve dhe me zgjedhjen e kryetarit e të nënkryetarëve në seancën e nesërme mund të konstituohet legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo kjo seancë mund të konsiderohet e dështuar në rast se deri në mbajtjen e saj nuk ka marrëveshje koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e kryekuvendarit Gati tre muaj pas zgjedhjeve në seancën e caktuar nga kryetarii i vendit, Hashim Thaçi, përveç betimit të deputetëve, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Kuvendi do ta marrë mandatin e tij prej katër vjetësh në rast se nesër do të votohet me shumicën e votave kandidati i propozuar i Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendar.
