Kryesia e kuvendit pritet të mblidhet gjatë ditës së nesërme, me ç’rast në rend të ditës është paraparë edhe caktimi i seancës së jashtëzakonshme. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, me ç’rast ndër të tjera, do të bëhet njoftimi për formimin e grupeve parlamentare.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
2. Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
4. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
5. Përgatitjet për seancë të re:
– Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
– Koha për pyetje parlamentare,
– Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
– Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave