Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj më anë të një postimi ka bërë të ditur së nesër do të nderohet dëshmori i kombit Sokol Sejfijaj. “Të nderuara Familje të Dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, qytetar të nderuar! Ju njoftojmë se të enjten me 9 Gusht 2018, mbahen homazhe për Dëshmorin Kombit Sokol Sejfijaj. Homazhet mbahen në ora 11:00 në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në Gllogjan Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve dhe luftën e drejt të UÇK-së!”, ka shkruar Ramosaj.
