Nesër me 21 Mars përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Drenicës

26 vjet më parë, më 21 mars të vitit 1999 ranë ne altarin e lirisë tre dëshmorë nga fshati Baks të Skenderajt, atë ditë rënë për të mos vdekur: Mesuesi Deshmor Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri. Nesër në 26 vjetorin e rënies së tyre heroike për çlirimin e vendit në përkujtim dhe nderim të veprave të tyre, familjarë, bashkëluftëtarë, qytetarë liridashës si dhe institucione të nivelit lokal si dhe Shoqatat e OVLD-se bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve, ne ora 12:00 në Baks të Skenderajt pranë lapidarit të dëshmorëve, si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë! Lavdi dhe nderime për të gjithë Dëshmorët të rënë për liri.

Dëshmorët e baksit

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe për Eproret e UÇK-së, Elez Geci dhe Maxhun Berisha në Deçan

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega Deçan, njofton qytetarët dhe familjet e Dëshmorëve, …