24 vjet më parë, më 21 mars të vitit 1999 kanë rënë ne altarin e lirisë tre dëshmorë nga fshati Baks i Skenderajt. Atë ditë kanë rënë për të mos vdekur: Mësuesi Dëshmor Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri. Nesër në 24 vjetorin e rënies së tyre heroike, për çlirimin e vendit nga regjimi vrastar serb, në përkujtim dhe nderim të veprave të tyre, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë liridashës bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve, ne ora 12:00 në Baks pranë lapidarit të dëshmorëve, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …