Në nderim dhe përkujtim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Ekrem Rexha, i njohur gjatë luftës si Komandant Drini, nesër në orën 9 e 30 fillon nisja e familjarëve, veteranëve dhe e zyrtarëve të Komunës nga Shtëpia e Bardhë për në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ku prehen eshtrat e dëshmorit të luftës së UÇK-së, eprorit Ekrem Rexha. Në orën 10,00 bëhen homazhe në Landovicë në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ekrem Rexha ishte komandanti i shquar ushtarak, ndërsa në muajt e fundit të luftës ishte edhe komandant i Zonës Operative të Pashtrikut.
