Nesër në Beograd do të mbahet takimi i radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”

Më 2 shtator, në Beograd,  do të mbahet takimi i radhës në kuadër të nismës, “Ballkani i Hapur” ku do të marrin pjesë kryetari  i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ky samit i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet në pallatin presidencial të Serbisë dhe në të do të marrin pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Zoran Tegeltia nga Bosnja e Hercegovina, kryediplomati hungarez, Peter Sijarito dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu.  Presidenca e Serbisë, nënshkrimin e dokumenteve e konsideron se  një hap konkret në arritjen e qëllimit të nismës Ballkani i Hapur – një treg të  përbashkët që përfshin qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …