Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega Vushtrri njofton të gjitha familjet e dëshmorëve të UÇK-së, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, të burgosurit politikë dhe qytetarët e Vushtrrisë, se më datën 16.05.2021 (e diele) në orën 11:00, në Beqiqë të Vushtrrisë, bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Bekim (Shaban) Zenuni, heroi i Kosovës. Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia e kombit shqiptar që nuk harrohet kurrë, thuhet në njoftimin e SHFD-UÇK-së në Vushtrri.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …