Nesër, më 31.07.2019, në orën 12, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, LSHK-ja dhe shoqata e gazetarëve të Luginës së Preshevës ETIKA bëjnë përurimin e monografisë së autorit, Giulio Palanga, “HEVZI NUHIU”, e cila përmban disa vështrime të emrave të njohur të artit në Itali, si dhe një varg punimesh të skulpturës të artistit tonë të njohur që jeton e vepron në Kalabri. Monografia qe motiv për t’u takuar me këtë mjeshtër të artit, për ta njohur më nga afër punën e madhe që bën në Kalabri artisti ynë i shquar. Flasin studiues të artit për veprën dhe për punimet e këtij artisti të shquar. Ekspozitën e fundit e kishte në Vatikan. Është nderuar me titullin “Ambasador i paqes në botë”.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …