Rreth 15 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër, në Elbasan. Në mbledhjen e shtatë me radhë, orientimi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar. Takimet e tilla mirëpriten nga njohësit e proceseve politike të dy shteteve, derisa kërkohet angazhim shtesë në implementimin e tyre. Të njëjtave iu sugjerohet edhe të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për KosovaPress së në mbledhjen e së premtes do të nënshkruhen disa marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe protokolle. “Ato përfshijnë fushën e lëvizjes së lirë, lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar, në fushën e arsimit, drejtësisë, infrastrukturës dhe kulturës”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …