Nesër në gjimnazin “Ulpiana” në Lypjan në vigjilje të festës së pavarësisë, mbahen aktivitete tashmë tradicionale. Ashtu sikur shumë vite tjera, sërish do të mbahet aktiviteti “Gatuaj për gjimnaz” i cili ka për qëllim krijimin e fondeve të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve për krijimin e kushteve sa më të mira, brenda dhe jashtë hapësirës shkollore. Po nesër, do të inaugurohet edhe projekti i realizuar nga eko klubi “Ambijentalistët e rinj” i gjimnazistëve të “Ulpianës”, i cili ka pasur për qëllim zvogëlimin e pranisë së dioksiditit të karbonit dhe vendosjen e dritave efiçiente në oborrin e kësaj shkolle. Gjatë realizimit të këtij projekti, janë mbjellë qindra drunjë dhe dhjetëra poqa ekonomik dhe lule shumëvjeçare. Në inaugurimin e këtij projekti do të marrin pjesë përfaqësues të Karitasit Zviceran ( CACH ) Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, kryetari i komunës së Lypjanit, Imri Ahemti dhe autoritete tjera komunale. Aktivitetet për festën e pavarësisë do të nisin të premten, në ora 9.00.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …