Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Nesër, në Gjykatën Speciale, në Hagë, pritet të fillojë gjykimi kundër ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Nesër, në Gjykatën Speciale në Hagë,  pritet të fillojë gjykimi kundër Pjetër Shalës. Në vendimin, e trupit gjykues, kryesuar nga Mappi Veldt- Folia është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit dhe mbrojtja e viktimave kanë nga dy orë veç e veç në dispozicion për të paraqitur deklaratat hyrëse. Derisa, mbrojtja e Pjetër Shalës, do të paraqes deklaratën e tyre hyrëse pasi të përfundojnë prokuroria e mbrojtja e viktimave. Duke pasur parasysh parimin e publicitetit të procedurave, Paneli i udhëzon palët dhe mbrojtjen e viktimave që t’i paraqesin fjalët e tyre hyrëse në masën më të madhe të mundshme në seancë të hapur dhe të mbështeten në mjetet vizive dhe materialet që mund t’i transmetohen publikut. Aty ku kjo nuk është e mundur, palët dhe mbrojtja e viktimave drejtohen që të grupojnë argumentet që do të bëhen në sesione private ose të mbyllura së bashku, për të rritur efikasitetin e procedurave dhe për të shmangur lëvizjen e panevojshme ndërmjet seancave të hapura dhe private ose të mbyllura. Udhëzimet e mësipërme nuk paragjykojnë masat mbrojtëse të vendosura për viktimat dhe dëshmitarët dhe të drejtën e palëve dhe mbrojtësit të viktimave për të paraqitur argumentet e tyre të plota”, thuhet në vendimin e trupit gjykues, me rastin e fillimit të gjykimit kundër Pjetër Shalës. (“Betimi për Drejtësi”)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …