Martin Cuni

Nesër në Heidelberg do të prezantohet veprimtaria letrare e veprimtarit të shquar, luftëtarit të lirisë, shkrimtarit, Martin Çuni

Në kuadër të aktiviteteve tradicionale, tematike e  kulturore “Flaka e Janarit” do të prezantohet veprimtaria letrare, publicistike e artistike e veprimtarit, shkrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Martin Çuni. Ora letrare e cila do të mbahet me këtë rast është organizuar nën bashkëpunim dhe koordinimin e shkollës shqipe “Dituria” në Heidelberg të Gjermanisë, shoqata kulturore “Dardania” në Manhaim, shoqata shqiptaro-gjermane “Iliria” dhe “Nënë Tereza” në Heidelberg. Më këtë rast do të prezantohet e gjithë veprimtaria dhe vepra letrare e  gazetarit,  të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë dhe shkrimtarit, reporterit të Radios Kosova e Lirë, Martin Çuni. Ora letrare do të mbahet të dielën, më 20 janar 2019 në orën 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …