Nesër në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar, edicioni i 19-të me radhë “I këndojmë lirisë”

Nesër në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar, edicioni i 19-të me radhë “I këndojmë lirisë”

Nesër në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet tri ditë me radhë. Sivjet është edicioni 19-të me radhë i festivalit dhe nis në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit- Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. E para që do të paraqitet në skenë është Ansambli Kombëtar i Valleve  “Jehona e Dukagjinit” nga Klina. Sipas komunikatës në qytetin e Klinës, gjatë ditës do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Në Sheshin Mujë Krasniqi do të bëhet parakalimi i shoqërive dhe grupeve artistike, ku do të hedhet vallja dhe do të këndohet për Mujën dhe trima të tjerë të UÇK-së.

Mbrëmja e parë konkurruese do të fillojë në mbrëmje konkurruese, ku në skenë do të paraqitën shoqëria artistike, ansamble e rapsodë nga Hani i Elezit, Burimi, Gjakova, Shkodra, Lushnja, Deçani, Tropoja, Zvicra, Turqia, e të tjerë. Edhe në dy netët të tjera do të vazhdoi konkurrimi. Në përmbyllje të festivalit ndahen edhe çmimet kryesore të festivalit”, thuhet në komunikatë. Çmimi kryesor është ai i Mujë Krasniqi, vendi i dytë, vendi i tretë, teksti më i mirë i këngës, interpretuesi më i mirë, çmimi i publikut, vallja më e mirë, instrumentisti më i mirë, veterani i festivalit, veshja më autentike, e të tjerë. Festivali Folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës, Zenun Elezajt.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …