Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Nesër në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi

Në tri komunat e Kosovës Lindore ende të mbetura nën Serbi, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë,  nesër mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare. Kohëve të fundit të drejtat e shqiptarëve në këto tri komuna janë përkeqësuar dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e Këshillit duhet të jenë unikë dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale. Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar në Serbi. Fushata parazgjedhore e tyre ka përfunduar dhe zgjedhjet mbahen nesër më 4 nëntor. Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …