Nesër në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të mbahet një seancë për në të cilën do të diskutohet Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK nga shtatori 2020 deri në mars 2021 për Kosovën. Raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshinë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike. Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …