leoni

OKB

Nesër në KS të OKB-së, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me situatën në Kosovë

Nesër në KS të OKB-së, me kërkesë të Serbisë,  do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me  situatën në Kosovë. Ambasadori i Serbisë në OKB  ka paraqitur një kërkesë për thirrjen e seancës, e cila sipas medieve në Serbi, tërheq vëmendjen për situatën në Kosovë, për të cilën, Beogradi zyrtar pretendon  se është në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Serbia, vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve e konsideron  të paligjshëm, duke nënvizuar se ajo është një vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve, dhe se qëllimi është spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare  me kohë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta shtyjnë vendimin, por deri tani është refuzuar, edhe pse Qeveria  sikur edhe më parë ka lëshuar pe për gjithnjë me vonesë dhe duke mos gjetur rrugë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …