Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së, do të mbahet ceremonia përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Shemsi Ahmetit – Komandant “Shemi”, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.
Ngjarja do të zhvillohet sipas kësaj agjende:
Ora 11:00 – Homazhe pranë varrezave të dëshmorëve
Ora 12:00 – Turniri memorial në Futsall dhe Shah në fushën sportive “Te Xheku”
Në turne pritet të marrin pjesë:
Zona Operative e Drenicës
Zona Operative e Shalës
Kodra ish-Zasella
Veteranët e UÇK-së
Policia e Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës
Përfaqësues nga Komuna
Në garën e shahut do të marrin pjesë:
Klubi i Shahut “Policia e Kosovës”
Klubi i Shahut “Minatori”
Klubi i Shahut “Trepça”
Për pjesëmarrësit në Turnirin Memorial “Shemsi Ahmeti – SHEMI”, do të ndahen këto shpërblime:
Vendi i parë dhe vendi i dytë
Lojtari më i mirë i turneut
Portieri më i mirë
Golashënuesi më i mirë
Medalje për të gjithë pjesëmarrësit
Kjo ngjarje përkujtimore synon të nderojë me respekt dhe krenari figurën e Komandant Shemit dhe të bashkëluftëtarëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
Nuhi A. Demiri