leoni

Të hënën fillon seminari i 37 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nesër në Prishtinë i fillon punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nesër në Prishtinë i fillon punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Drejtori i seminarit, Bardh Rugova ka thënë për KosovaPress se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës. Ai ka njoftuar se në grupin që do të vijnë në seminar për të ndjekur kurset e gjuhës, janë një numër prej 100-120 studentë dhe studiues, të cilët duan që ta mësojnë në nivele të ndryshme gjuhën shqipe për nevoja të mëtutjeshme studimore. Pjesa e dytë e pjesëmarrësve të seminarit, që do të jenë rreth 130 të tjerë, janë studiues të cilët do të paraqiten me ligjërata, referime dhe kumtesa të ndryshme studimore. Edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet prej14 deri më 25 gusht 2023. Temat bosht për sesionet shkencore janë: “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”. Në kuadër të këtij edicioni, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …