Sot në Prishtinë përurohet libri: “Shtet i ri, burrë shteti modern- Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger

Sot në Prishtinë përurohet  libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Përurimi bëhet  në vigjilje të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”. Pavarësisht, zhvillimeve të këtij procesi gjyqësor në Hagë, historia moderne e Kosovës, historia politike Hashim Thaçit, nuk mund të errësohet dhe të rishkruhet nga askush dhe as nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës”, ka thënë ”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit. Ky libër i gazetarëve të njohur britanikë, në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”. Përkthimi i librit është bërë nga ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade. Për të marrë pjesë në këtë përurim  janë figura veprimtarë dhe personalitet nga vendi dhe rajoni, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut,  Kosova Lindore dhe Mali i Zi. Përurimi  fillon në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, organizuar nga Shtëpia Botuese “Fan Noli” në bashkëpunim me Fondacionin “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …