Sot në Prishtinë vjen ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Deri tani është mësuar se ai do të ketë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Temë qendrore në bisedat mes tyre pritet të jenë të arriturat dhe vështirësitë e ministrive që drejtojnë si dhe rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të këtyre ministrive në të ardhmen. Pas takimit të zhvilluar, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
