Nën përkujdesjen e kryetarit të Republkikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit Skenderajt, Bekim Jashari dhe atij të Drenasit, Ramiz Lladrovci nesër mbahen disa aktivitete përkujtimore dhe inaguruese, sipas kësaj agjende:
Në orën 9:20 bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar “Adem Jashari” në qendër të qytetit të Skenderajt.
Në orën 9:30 bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.
Në orën 10:00 bëhen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Në orën 10:30 bëhen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë të Drenasit.
Në orën 11:00 në Qendrën e Kulturës në Drenas mbahet seancë solemne e komunave të zonës së Drenicës (Drenas e Skenderaj) me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), të Ismail Qemailit (1912), ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari 1955, daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997.
Në orën 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas mbahet manifestimi qendror i zbulimit të shtatorëve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.