Nesër në Shkup mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim të nivelit më të lartë, vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti. Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas njoftimit të qeverisë maqedonase, në këtë samit do të marrin edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopmann dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, rganizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Komoros të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …