Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit tonë, nga kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti dhe nga komandanti I KFOR-it, Ferenc Kajari Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit të Sllovenisë. “Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni” thuhet në njoftimin për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …