Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftetarë të dëshmorëve dhe qytetarët se për nder të 1 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Vushtrrisë do të bëhen homazhe e vizita tek varrezat e dëshmorëve dhe prej orës 10:00 në varrezat e Dëshmorëve në Bletajë të Vushtrrisë do të mbahet Akademi në përkujtim të dëshmorëve të kombit për nder të kësaj ditë të madhe. Agjenda: prej orës 08:00 takimi pranë Kuvendit Komunal të Vushtrrisë vazhdohet me homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri, tek Kompleksi i Martirëve-Vushtrri, në Prekaz, Shipol-Mitrovicë, tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, tek shtatorja e komandantit Adem Jashari, kurse në orën 10:00 tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së Bletajë do të mbahet Akademia në përkujtim të dëshmorëve të kombit.
