Sot në Rahovec organizohen aktivitete për shënimin e 19-të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria. Me këtë rast do të bëhen homazhe dhe nderime në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë. Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Rahovec.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …