Nesër, më 21 gusht (e premte) kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e projektit të Memorialit të Martirëve në Korishë. Aktiviteti do të mbahet në orën 10:00, në fshatin Korishë. Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:20 nga Shtëpia e Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …