Nesër protestë në Ferizaj, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër, e martë, organizojnë protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mlidhemi e të kundërshtojmë. Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale.

Kjo protestë ka disa kërkesa:

  1. Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë;
  2. Dënim maksimal për vrasësit;
  3. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat;
  4. Trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

***

Nisja nga Prishtina bëhet në orën 10:30, nga parkingu përballë RTV 21.

*Protestueset/it duhet t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Transporti Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas do të sigurohet për të gjithë të interesuarat/it. Për të rezervuar një vend luteni që të shkruani në faqen e Facebookut të QKSGJ-së.

Më shumë detaje për protestën mund të gjeni në vegëzën në vijim:

https://www.facebook.com/events/201457645348814?ref=newsfeed

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …