Nesër punëtorët e MKRS-së hyjnë në grevë për të kundërshtuar vendimin e ministrit Yagcilar që objekti i kësaj ministrie t'i kalojë Presidencës

Nesër punëtorët e MKRS-së hyjnë në grevë për të kundërshtuar vendimin e ministrit Yagcilar

Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar. Ky i fundit dje mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidentit, për çka punëtorët e kësaj ministrie njoftuan se do të ushtrojnë kallëzim penal për shkak të këtij vendimi, dhe që nga nesër do të jenë në grevë për të kundërshtuar atë. Kryetari i Sindikatës së MKRS-së, Labinot Berisha tha se ky vendim është i jashtëligjshëm, dhe që nga nesër ministria do të jetë e bllokuar totalisht. Zyrtari i lartë ligjor në MKRS,  Bislim Bislimi tha se ky vendim i Yagcilar është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, për çka tha se do të kërkojnë edhe pezullim. Investimet për nevojat e Presidencës në këtë objekt sipas tij parashihet të jenë 15 milionë euro. Krahas kësaj, Bislimi ka njoftuar se greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij janë keqpërdorim i parasë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …