Kuvendi i Kosovës

Nesër seancë e jashtëzakonshme për drejtorin e Policisë Nehat Thaçi

Lidhur  me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicën,  Nehat Thaçi, nesër Kuvendi do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme. Për këtë rast krykuvendari, Kadri Veseli, thotë se nuk është në rregull që një shtet i huaj në mënyrë provokative të arrestojë zyrtarin e një vendi pa asnjë komunikim me institucionet përkatëse. Sipas tij, këto veprime të Serbisë nuk do të tolerohen. Për Ismet Beqirin e LDK-së, është pikëpyetje se sa mund të kontribuohet në  këtë drejtim. Ai tha se Thaçi duhet që shumë shpejt të lirohet. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pret që debati i nesërm për arrestimin e Thaçit të jetë konstruktiv. Ndërkaq  Pal Lekaj nga AAK tha se sa më parë duhet të ndërpriten bisedimet, në Bruksel me palën serbe, pasi sipas tij, serbët edhe më shumë po revoltohen. Ai tha se ka ardhur koha që të ketë zgjedhje në Kosovë. Deputetja, Valdete Bajrami, nga Nisma, tha se kjo Qeveri deri tash nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e Nehat Thaçit, dhe për këtë në veri nuk ka shenja të normalizimit të gjendjes atje.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …